Rama për ngjarjen e Durrësit: Përhapja e imazheve shton dhimbjen

Rama për ngjarjen e Durrësit: Përhapja e imazheve shton dhimbjen

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje mediave të tregojnë përmbajtje dhe përgjegjësi, lidhur me publikimin e materialeve që kanë lidhje me aksidentin tragjik që u mori jetën dy të miturve në zonën e ish-Kënetës në Durrës. “Publikimi ose përhapja e imazheve grafike nuk informon, por vetëm sa shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pariparueshme dhe e shndërron botën e informacionit në një spektakël”, shkruan Rama ndërsa shprehet se drejtësia po bën punën e saj me autorin e krimit. Mesazhi i plotë: Ndërsa i gjithë vendi është në zi për këtë ngjarje dhe drejtësia po bën punën e saj me autorin e krimit, është detyrë e të gjithëve, por veçanërisht e mediave dhe portaleve, të tregojnë përmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi....