Rama për 1 majin: I uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë

Rama për 1 majin: I uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Në mesazhin e tij, Rama shpreh vlerësim dhe respekt për të gjithë punëtorët shqiptarë, duke iu uruar atyre një ditë të mbarë dhe punë të begatë. “Mirëmëngjes dhe me zemër e respekt, i uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë #1maj”, shkruan ai. 1 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe në shumë vende të botës kjo ditë i kushtohet të drejtave dhe kontributit të punëtorëve.