Rama: Më 14 korrik do të shkoj në Paris, më pas në Bruksel për mbylljen e 3 kapitujve! Protesta ka harruar Zvërnecin…
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një realitet i prekshëm dhe procesi drejt mbylljes së kapitujve e dëshmon këtë. Kështu u shpreh këtë fundjavë kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me të rinjtë në Jalë, teksa tregoi se me 14 korrik, me ftesë të presidenti Francez Emmanuel Macron, do të jetë në Paris për të vijuar më pas në Bruksel. “Është një proces që ka një kompleksitet të natyrës teknike, politike dhe gjeopolitike. Sot e bëjmë transpozimin në një kohë shumë më të shkurtër dhe me një saktësi 99.5%, ku dora e juristëve ndërhyn vetëm për rregullime të vogla. Ti mund t’i bësh të gjitha dhe t’i kalosh të gjitha aktet në rrugën legjislative, por nuk mjafton. Duhet edhe t’i zbatosh. Ka një proces...
Burimi:
sot.com.al