“Rama ka një hall, burgun”, Havari: Ka urrejtje ndaj protestuesve! Shteti është lëshuar rrugëve

“Rama ka një hall, burgun”, Havari: Ka urrejtje ndaj protestuesve! Shteti është lëshuar rrugëve

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari, i ftuar në një studio televizive, ka bërë një analizë të situatës politike dhe sociale në vend, duke u ndalur gjerësisht te protestat masive që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në kryeqytet kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, si dhe te sjellja e forcave të rendit ndaj protestuesve. “Ne jemi një shtet i lëshuar rrugëve,” deklaroi Havari që në fillim të fjalës së tij, duke renditur një sërë dështimesh të bujshme në infrastrukturë dhe afera korruptive që sipas tij kanë përfshirë vendin. “Shumë rrugë kanë dështuar, janë rrëzuar Qafë Plloca, tuneli i Llogarasë, fondet, incenetratorët, një korrupsion i jashtëzakonshëm. 70% e strukturave shtetërore janë të korruptuara. Është një situatë shumë e rëndë,” u...