“Rama jepe dorëheqjen”!/ 57 ditë revoltë popullore antiqeveritare, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”

“Rama jepe dorëheqjen”!/ 57 ditë revoltë popullore antiqeveritare, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarët kanë nisur të mblidhen këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar protestën qytetare që po zhvillohet tashmë prej 57 ditësh radhazi në kryeqytet. Aktivistë, përfaqësues të grupeve qytetare dhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit po i bashkohen tubimit, duke ritheksuar kërkesat e tyre dhe duke deklaruar se do ta vazhdojnë protestën deri në plotësimin e tyre. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbajnë fjalime dhe do të shprehin qëndrimet e tyre lidhur me situatën politike dhe sociale në vend. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje paqësore, duke theksuar se protesta synon të përcjellë mesazhe qytetare dhe të ushtrojë presion përmes mjeteve demokratike. Më pas, marshimi pritet të vijojë në disa nga...