“Rama frikacak i ulët, kriminel ordiner”/’Shpërthen’ Berisha: Nuk ka shpëtim, bashkë me Lindat do shkojë ku e ka vendin
Kryetari i PD, Sali Berisha në komunikimin me ndjekësit on line është shprehur se ndihet më i motivuar se kurrë për t’iu kundërvënë qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, Berisha tha se Rama nuk ka shpëtim, njëjtë sikurse nuk ka së bashku me Lindat, duke iu referuar këtu bashkëshortes së kryeministrit dhe ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. ‘Çfarëdo që të përdorë, ai do marrë atë që meriton, do shkojë bashkë me lubinë e tij dhe Lindat e tij. Lindat e tij bashkëhajdute. Do shkojë atje ku e kanë vendin’, iu përgjgij Berisha pyetjes së një qytetari në rrjetet sociale. Sali Berisha: Sot, ndihem më i motivuar se kurrë për protestë. Dhe se më nderojnë me targetimin që bën Edi Rama....
Burimi:
sot.com.al