Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe ministrave nga salla e Kuvendit, teksa zhvillohej seanca plenare. Teksa disa prej deputetëve dhe ministrave kanë dalë, ata i kanë goditur me vezë. Ndërkohë ka pasur disa herë përplasje me policinë, e në fund janë kërkuar përforcime, ku kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të hapur rrugën.
Burimi:
opinion.al