“Qytetarët e Shkodrës mbeten pa zgjidhje”/ Premtime të pambajtura, deputeti Hoti: Ura e Bahçallekut, nuk u ndërtua
Ura e re e Bahçallekut, e cila ishte premtuar të ndërtohej qershorin e këtij viti, nuk u realizua. Deputeti i PD, Kliti Hoti, theksoi se ura nuk ekziston ende, pavarësisht premtimeve të shumta të ish-ministrës Balluku dhe kryebashkiakut Beci. Së bashku me urbanistin Imeldi Sokoli dhe drejtuesin e Departamentit të Infrastrukturës në PD, Besnik Dervishi, Hoti zhvilloi një inspektim në investimin që po realizohet në hyrje të Shkodrës. Ai tha se tre rrethrrotullimet e planifikuara nuk do të zgjidhin problemet e trafikut, por përkundrazi do ta shtojnë atë, duke e bërë investimin të gabuar për qytetin. Sipas Dervishit dhe Sokolit, një projekt i tillë nuk i shërben qytetarëve, ndërsa Hoti shtoi se më parë duhej të ndërtohej ura, që do të kishte zgjidhur më mirë...
Burimi:
sot.com.al