“Qindra mijëra euro që nuk justifikohen”/ SPAK jep konkluzionet përfundimtare për Kryemadhin, Xhixhon dhe Ema Çokun

“Qindra mijëra euro që nuk justifikohen”/ SPAK jep konkluzionet përfundimtare për Kryemadhin, Xhixhon dhe Ema Çokun

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjykim për çështjen ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, duke renditur një sërë gjetjesh mbi burime financiare që, sipas organit të akuzës, nuk justifikohen. Sipas SPAK, Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruara si pagesa nga kompania “Agi Cons” për shlyerjen e kredive, si dhe 310 mijë euro të tjera që konsiderohen me burim të pajustifikuar. Prokuroria deklaroi se për blerjen e apartamenteve janë marrë dy kredi, por ato janë shlyer me para në dorë, të cilat, sipas akuzës, nuk kanë burim të ligjshëm të provuar. “Janë marrë dy kredi për të blerë apartamentet, por kreditë janë shlyer me para cash, me burime të pajustifikuara. Deklaratat noteriale...