‘Qeveria të zbresë në shesh dhe të shkojë në zgjedhje të reja’, protestuesi: 50 ditë protestë tregojnë se…
Gjatë protestës së 50-të radhazi të zhvilluar para Kryeministrisë, një prej qytetarëve që mori fjalën para protestuesve ngriti një sërë çështjesh që lidhen me Kosovën, diasporën, ekonominë dhe integrimin europian të Shqipërisë. Ai e nisi fjalën e tij me një reagim ndaj deklaratave të një ministreje serbe, duke kërkuar që ajo të shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri, ndërsa bëri thirrje për një angazhim më të madh të diplomacisë shqiptare dhe asaj kosovare në arenën ndërkombëtare. “Lobi serb është shumë i fuqishëm dhe ne duhet të punojmë shumë më tepër në këtë drejtim”, u shpreh qytetari. Ai kritikoi gjithashtu tarifën prej 5 eurosh në pikën kufitare të Kukësit, duke e cilësuar të padrejtë për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, Kukësi është përballur me pasoja të...
Burimi:
sot.com.al