Qeveria rregullon “turizmin” e administratës, ja si do të paguhen udhëtimet jashtë vendit me paratë e shqiptarëve

Qeveria rregullon “turizmin” e administratës, ja si do të paguhen udhëtimet jashtë vendit me paratë e shqiptarëve

Në një kohë kur qytetarët protosotjnë për korrupsionin e kësaj qeveri, Edi Rama ka gjetur kohën të hartojë një manual të ri për mënyrën se si administrata do të udhëtojë jashtë vendit me fondet e buxhetit të shtetit. Vendimi i miratuar nga qeveria nuk vendos kufizime për udhëtimet. Përkundrazi, ai përcakton me imtësi se si do të organizohen, kush do t’i autorizojë, në çfarë hotelesh do të akomodohen zyrtarët, sa dieta do të marrin dhe cilat shpenzime do të paguhen me paratë e taksapaguesve. Nga ministrat dhe drejtuesit e institucioneve, te këshilltarët e jashtëm, administrata qendrore, bashkitë dhe institucionet e pavarura, të gjithë do të përfitojnë nga skema e re financiare sa herë që do të nisen për konferenca, takime pune apo trajnime jashtë Shqipërisë....