Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Vlorës, Pacolli paralajmëron arbitrazh

Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Vlorës, Pacolli paralajmëron arbitrazh

Pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për të nisur procedurat e zgjidhjes së kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pasi skaduan afatet e përfundimit të punës, kompania MABCO e biznesmenit Behgjet Pacolli paralajmëron se çështjen do e çojë në arbitrazh ndërkombëtar. Në një reagim në Facebook, Pacolli shkruan se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Ministra për nisjen e procedurës për zgjidhjen e kontratës duke akuzuar shtetin shqiptar se po zgjedh vetë rrugën e arbitrazhit. “Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore. Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar. MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta...