“Qeveria më antieuropiane”/ Zhupa në Kuvend: Miratojnë paketën prej 5 ligjesh antipronë

“Qeveria më antieuropiane”/ Zhupa në Kuvend: Miratojnë paketën prej 5 ligjesh antipronë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi sot qeverinë se ka miratuar pesë ligje për pronën në kundërshtim me direktivat europiane dhe procesin e integrimit europian. Duke folur në Kuvend, Zhupa u shpreh se këto ligje janë ligji i Investimeve Strategjike, i Zonave të Mbrojtura, “Paketa e Maleve”, për portet turistike dhe Korporata e Investimeve Shqiptare. “Ky Parlament ka miratuar, si në asnjë vend të BE-së, dhe kundër çdo direktive, kundër MSA-së, kundër Kartës Europiane, 5 ligje klienteliste me porosi, që përbëjnë paketën e gllabërimit të pronës publike dhe private. 5 ligjet janë: Ligji i Investimeve Strategjike, që dhuronte tokat publike në bregdetin shqiptar tek oligarkët, bashkë me lehtësira të tjera. Ligji i Zonave të Mbrojtura, që hiqte çdo mbrojtje në këto zona për të...