Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike
Qeveria shqiptare ka transferuar 88.5 hektarë tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë RAMS Albania, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike. Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit, transferimin e sipërfaqes shtetërore të tokës në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. “Pasuritë e paluajtshme shtetërore vihen në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, nga subjekti investues “Rams Albania”, sh.p.k., me NUIS M42427018I,” thuhet në vendimin e qeverisë. Në shkurt të këtij viti Komiteti i Investimeve Strategjike i dha këtij projektin statusin e Investimit Strategjik. Sipas vendimit, vlera e investimit të projektit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” parashikohet të jetë 100 milionë dollarë...
Burimi:
sot.com.al