Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Ky është krim! Rama përdori fondin e rezervës për…

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Ky është krim! Rama përdori fondin e rezervës për…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si kriminale vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dhënë 4 milionë euro nga fondi i rezervës për të financuar koncertin e Kanye West në Tiranë. Në një bashkëbisedim me ndjekësit, kryedemokrati theksoi se kryeministri përdori fondin për emergjencat për interesa personale dhe lobingje të tij. Sipas tij, Rama tregoi edhe njëherë që nuk pyet për Kushtetutë dhe shtet ligjor, por vetëm për interesat e tij vetjake. “Në Shqipëri skandali dhe superskandali zënë njëri tjetrin. Në mënyrë të papritur, antikushtetuese Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës, dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorur për emergjenca dhe raste të veçanta,...