“Qeveria e konsideron veten mbi ligjin”/ Zhupa, nuk kursen akuzat: Propaganda e tyre, u rrëzua nga vetë ata

“Qeveria e konsideron veten mbi ligjin”/ Zhupa, nuk kursen akuzat: Propaganda e tyre, u rrëzua nga vetë ata

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit të miratuar së fundmi, që ndalon punimet gjatë sezonit turistik. Zhupa thekson se vetëm dy javë pas miratimit të ligjit, fadromat e shtetit u rikthyen në Vlorë, në kulmin e sezonit, duke krijuar zhurmë, pluhur dhe kaos.Sipas saj, qeveria po shkel ligjin që miratoi vetë, ndërsa aksionet e ndërmarra në zonat turistike dëmtojnë imazhin e vendit, ekonominë lokale, bizneset dhe besimin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Miratuan ligjin që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, me argumentin se turistëve duhet t’u garantohet qetësi, pa zhurma, pluhur dhe makineri të rënda në rrugë. Por në Komisionin për...