Qëlloi në ajër me armë zjarri në zonën e Ali Demit, zbulohen detajet dhe identiteti i të arrestuarit
Zona e Ali Demit në Tiranë u trazua mbrëmjen e djeshme nga disa të shtëna në ajër me armë zjarri. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se si autor i këtyre të shtënave është arrestuar shtetasi Amarild Xhamaqi, i cili në vijim pritet të pyetet hollësisht nga hetuesit. Fatmirësisht, ngjarja ka qenë vetëm një incident i izoluar dhe nuk ka pasur asnjë të dëmtuar. Një nga hipotezat e hedhura nga familjarët në rrugë jo zyrtare është se të shtënat në ajër kanë ndodhur në momente tensioni për shkak të humbjes së një skedine. Megjithatë, në deklarimin paraprak në polici autori nuk e konfirmuar këtë version dhe ka preferuar të mos japë të dhëna. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv