Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër, 9 të tjerë nën hetim
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur disa persona gjatë një konflikti të ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut në bulevardin “Elez Isufi” në Peshkopi. Në pranga ka rënë Fatjon Iskurti, 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan. Sipas hetimeve, ai dyshohet se, në bashkëpunim me një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të frikësuar disa persona. Ndaj 19-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Personat që dyshohet se janë kanosur janë M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan. Për të 6 personat që u...
Burimi:
sot.com.al