Qarkullonte nëpër qytet i armatosur, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë, nën hetim edhe miku i tij
Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës pasi qarkullonte në qytet me një pistoletë. Gjatë operacionit policor të koduar “Drawer”, shërbimet e Policisë realizuan kontrollin e automjetit dhe sekuestruan armën dhe municionin luftarak të fshehura në një ndarje të posaçme ndërmjet sediljeve të makinës. Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat ishin të fshehura në një sirtar mes dy sediljeve të automjetit. Arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës, u bë pas gjetjes së armëve, ndërsa E. B., 33 vjeç, pasagjer në automjet, u procedua për “Moskallëzim i krimit” pasi nuk ka njoftuar autoritetet për armëmbajtjen e paligjshme. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për...
Burimi:
top-channel.tv