Qarkullonte me automatik në makinë, arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë

Qarkullonte me automatik në makinë, arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë

Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me automatik në automjet. I riu nuk kishte leje për armën e zjarrit, ndërsa në banesë iu gjet një tjetër armë gjahu. Sekuestrohen një armë zjarri automatik, armë gjahu teke, municion dhe automjet. “Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në...