“Pushtetin do ta ketë një…”/ Plani i protestës, organizatori: 12 muaj qeveri teknike, s’e përjashtojmë shpërndarjen..

“Pushtetin do ta ketë një…”/ Plani i protestës, organizatori: 12 muaj qeveri teknike, s’e përjashtojmë shpërndarjen..

Një prej anëtarëve të grupit koordinues të 27 protestave të zhvilluara në Tiranë, Ilir Xhemalaj, ka bërë publik planin që, sipas tij, synon të ndiqet në rast se plotësohen kërkesat e protestuesve. Në një intervistë televizive, Xhemalaj tha se kushti i parë dhe i panegociueshëm mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, “e kastës së tij” dhe tërheqja nga dominimi i opozitës, i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai deklaroi se pas krijimit të një qeverie teknike, e cila sipas tij duhet të zgjasë 12 muaj, nuk përjashtohet edhe shpërndarja e Parlamentit, ndërsa më pas do të ndërmerren ndryshime kushtetuese, veçanërisht për ato të vitit 2008. “Ndoshta në një moment të dytë mund të kërkojmë dhe shkrirjen e parlamentit pas qeverisë teknike, por për momentin...