“Puna e10 viteve, e suksesshme”/ Komisionerja europiane, Kos: SPAK institucioni më i besuar në Shqipëri

“Puna e10 viteve, e suksesshme”/ Komisionerja europiane, Kos: SPAK institucioni më i besuar në Shqipëri

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos gjatë fjalës së saj në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të suksesshme në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE. “Puna juaj e 10 viteve ka qenë e suksesshme. Janë hedhur hapa në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, ka frenuar ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor. SPAK ka vërtetuar se mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar në Shqipëri. Ky është një themel i fortë për të punuar mbi të. Sot ne po vendosim me vetëbesim edhe termat përfundimtarë të rrugëtimit në BE-së. Arritja e sotme çel një fazë të re të bisedimeve të zgjerimit dhe bën të mundur për Shqipërinë...