“PS po përçahet”/Ish-deputeti Maliqi: Revolta e qytetarëve po sfidon edhe vapën e tmerrshme, ja mënyrat se si ikën Rama

“PS po përçahet”/Ish-deputeti Maliqi: Revolta e qytetarëve po sfidon edhe vapën e tmerrshme, ja mënyrat se si ikën Rama

Ish-deputeti Lefter Maliqi shpjegoi se protesta qytetare nuk do dështojë, sepse po sfidon prej 50 ditësh edhe temperaturat e larta dhe vapën e tmerrshme, kurse zgjedhja e vetme e kryeministrit Edi Rama është të japë dorëheqjen dhe të largohet. I ftuar në nje studio televizive ditën e sotme, ai shpjegoi edhe tre qëllimet e revoltës popullore, që janë të panegociueshme; dorëheqja e qeverisë, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. “I gjithë qëllimi është rrëzimi i qeverisë Rama, qeveri tranzitore teknike dhe zgjedhje të lira e demokratike. Protesta nuk do të dështojë, do të vazhdojë, pavarësisht temperaturave, pavarësisht se është vapë e tmerrshme. Bashkë me qytetarët, opozitën dhe diasporën do të vazhdojë”, tha Maliqi mes të tjerash. I pyetur edhe për peticionin e deputetes Elisa Spiropali...