Protestuesit thirrje SPAK-ut: Hetoni pasurinë e Edi Ramës dhe rrethit të tij!
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka vijuar edhe dje, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kanë kërkuar veprim nga institucionet e drejtësisë. Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, një prej pjesëmarrësve deklaroi se qytetarët kanë detyrimin të kërkojnë llogari kur humbin besimin tek institucionet dhe kur, sipas tij, të rinjtë shohin emigrimin si të vetmen rrugë për një jetë më të mirë. “Kur një qeveri harron se pushteti buron nga populli dhe jo nga privilegji, kur qytetarët humbin besimin tek institucionet, kur të rinjtë shohin emigrimin si shpresën e vetme për një jetë më të mirë, atëherë është detyrë e çdo qytetari të kërkojë llogari dhe ndryshim. Rama ik! Rama ik! Rama ik!”, tha protestuesi, ndërsa thirrja u shoqërua...
Burimi:
sot.com.al