Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Gjatë marshimit të protestës së 88-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ndalur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kanë përshëndetur arrestimin e Ergys Agasit. Protestuesit kanë brohoritur njëzëri, duke iu drejtuar Agasit me thirrje ironike dhe kundër kryeministrit Edi Rama. “O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!”, “O Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!” dhe “Arrestoni Ramën!”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve. Thirrjet vijnë pak orë pas arrestimit të Ergys Agasit në Durrës. Ai u kap në zonën e Plepave, teksa udhëtonte me automjet së bashku me Ulian Shpatarakun, i cili gjithashtu u arrestua. Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t.
Burimi:
gijotina.com