Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë/ Kërkohet dorëheqja e Ramës
Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Marshimi vijon me thirrjet “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen”. Kjo është protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë. Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës së vjetër politike. Protesta cilësohet si më e madhe, më jetëgjatë dhe më e qëndrueshme që është zhvilluar në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist.
Burimi:
sot.com.al