Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Protestuesit janë grumbulluar paraditen e së enjtes para Parlamentit, ku kanë goditur me vezë disa deputetë. Deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, është qëlluar me vezë pak para se të hynte në Parlament. Deri tani, policia ka shoqëruar 6 protestues. Më parë, disa protetues janë futur brenda një lokali ku ndodheshin deputetët dhe i kanë qëlluar me vezë dhe miell. Krahasuar me protestën e djeshme, ka forca të shtuara policie në ambientet përreth Parlamentit.
Burimi:
opinion.al