“Protestë historike për qëndrueshmërinë që ajo ka patur”/ Aktivisti: Qytetarët kërkojnë dorëheqje, është momenti
Qytetarët kanë tejkaluar çdo pritshmëri me qëndresën dhe pjesëmarrjen e tyre në protestën që po zhvillohet prej 40 ditësh në Tiranë. Kështu u shpreh në një intervistë televizive aktivisti dhe përfaqësuesi i organizatës “Qëndresa Qytetare”, Kolindo Vjerdha, i cili e cilësoi protestën si historike si për kohëzgjatjen, ashtu edhe për masivitetin. Sipas Vjerdhës, protesta është ndërtuar nga qytetarët dhe jo nga partitë politike, çka sipas tij i jep një peshë të veçantë lëvizjes. Ai theksoi se pjesëmarrësit kanë artikuluar kërkesa të qarta, ndërsa në qendër të tyre mbetet dorëheqja e qeverisë dhe nevoja për një model të ri politik, ku qytetari të ketë rol vendimmarrës. Aktivisti argumentoi se protesta është produkt i një pakënaqësie të akumuluar ndër vite dhe se përfaqëson reagimin e qytetarëve ndaj...
Burimi:
sot.com.al