Protestat vijojnë të marrin mbështetje në BE/ Eurodeputetja franceze niset drejt Shqipërisë: Populli po ngrihet…
Vala e protestave masive që ka përfshirë Shqipërinë prej më shumë se një muaji kundër qeverisë së Edi Ramës ka gjetur një tjetër mbështetje të fuqishme në arenën ndërkombëtare, këtë herë direkt nga radhët e Parlamentit Evropian. Eurodeputetja franceze Emma Fourreau, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram se po udhëton drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh. Përmes një mesazhi të qartë dhe të prerë, Fourreau ka deklaruar se qëllimi i vizitës së saj është përkrahja e asaj që tashmë po njihet ndërkombëtarisht si kryengritja mjedisore dhe politike e shqiptarëve. “Po nisem për në Shqipëri për të mbështetur revolucionin e flamingove rozë!” shkruan eurodeputetja, duke legjitimuar kauzën e qytetarëve në sy të opinionit evropian. Më tej, zyrtarja e lartë...
Burimi:
sot.com.al