Protestat në ditën e 77-të, por Rama nuk tërhiqet: Për median britanike konfirmon: Projekti për Zvërnecin do vazhdojë!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat qytetare që prej 77 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke i krahasuar me tubimet e qershorit dhe duke argumentuar se protestat e fundit kanë një karakter më të theksuar politik. Në një intervistë për median britanike “UnHerd”, Rama tha se protestat aktuale, nxiten kryesisht nga forca të vogla opozitare, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme. “Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm”, deklaroi Rama. Megjithatë, kryeministri u shpreh se ishte “shumë krenar” për karakterin paqësor të protestave, duke e cilësuar këtë si një tregues të një vendi normal europian, ku qytetarët kanë të drejtën të protestojnë. “Jam shumë, shumë krenar që kemi pasur një protestë...
Burimi:
gijotina.com