Protestat masive kundër Ramës bëjnë jehonë në SHBA, media amerikane “Democracy Now”: Zemërim i madh ndaj sistemit…
Protestat masive që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama kanë marrë një vëmendje të shtuar në mediat ndërkombëtare. Mediumi i njohur amerikan, “Democracy Now”, i ka kushtuar një artikull asaj që tashmë është pagëzuar botërisht si “Revolucioni i Flamingove”, duke zbardhur prapaskenat e situatës që ka ngritur në këmbë qytetarët. Sipas “Democracy Now”, planet për ndërtimin e një resorti luksoz në një zonë të ndjeshme ekologjike kanë shërbyer si shkëndija për shpërthimin e revoltës qytetare në rrugët e Tiranës. “Revolucioni i Flamingove, i emëruar kështu për shkak të ndikimit që pritet të ketë mbi shpendët shtegtarë, nisi si një protestë mjedisore, por tani është shndërruar në një zemërim të madh ndaj të gjithë sistemit politik, duke kërcënuar...
Burimi:
sot.com.al