Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor
Ndërsa qytetarët protestojnë prej rreth dy muajsh kundër qeverisë, aktori, regjisori dhe producenti i njohur Mevlan Shanaj ka ngritur shqetësimin për atë që ai e cilëson si mungesë të zërit të artistëve dhe intelektualëve në debatet publike. Në një reagim në rrjete sociale, Shanaj përmend indiferencën, që sipas tij, ka komuniteti artistik jo vetëm ndaj zhvillimeve në art dhe kulturë, por edhe ndaj çështjeve me interes publik. Ai thotë se kjo nuk është një dukuri e re dhe se për fat të keq, në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit. “Kjo nuk është një dukuri e re. Për fat të keq, në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, në vend që të ecë përpara tij. Pikërisht ky konformizëm na ka sjellë në këtë...
Burimi:
gijotina.com