“Protestat kombëtare publike nuk do të ndalen”/ Reagon Zhupa: Nuk e dini sa kohë ju ka mbetur
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, duke e akuzuar atë për dezinformim të opinionit publik. Sipas Zhupës, Ligji nr. 21/2024 ka ndryshuar filozofinë e mbrojtjes së këtyre zonave dhe ka krijuar hapësira më të gjera për ndërtime dhe zhvillime ekonomike. Ajo thekson se edhe Parlamenti Europian ka kërkuar shfuqizimin e këtyre ndryshimeve, ndërsa kujton se më 14 maj ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit dhe rikthimin e garancive për mbrojtjen e natyrës nga betonizimi. Reagimi i Ina Zhupes: Askush s’mund të gënjejë më qytetarët. Edi Rama gënjen kur thotë se në zonat e mbrojtura nuk ka ndryshuar asgjë nga...
Burimi:
sot.com.al