“Protesta sot, lëvizja më pro-evropiane që nga 1990”, Nurellari: Revolta theu duopolin politik dhe…
I ftuar në një studio televizive analisti Adri Nurellari ka komentuar ecurinë e protestës kombëtare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 67-të. Nurellari e cilësoi këtë lëvizje qytetare si një kthesë të madhe historike dhe një shkollë të vërtetë demokracie, e cila ka tejkaluar çdo pritshmëri fillestare. Studiuesi theksoi se për vite me radhë rinia shqiptare kishte zgjedhur dorëzimin ose emigrimin masiv drejt vendeve të Bashkimit Europian si rrugëdalje të vetme. Megjithatë, kjo protestë ka arritur të rrëzojë murin e frikës dhe të heshtjes. Rinia dhe qytetarët kanë zgjedhur të ngrenë zërin përmes më shumë se 66 ditëve protestë të pandërprerë brenda vendit, ndërsa janë organizuar gjithashtu mbi 220 protesta nga diaspora shqiptare. Kërkesat e protestuesve për llogaridhënie, transparencë, mbrojtje të mjedisit...
Burimi:
sot.com.al