“Protesta, reagim demokratik ndaj korrupsionit të qeverisë”/ Këlliçi në PE: ’The Albanian Files’ dëshmi e falsifikimeve
Belind Këlliçi, ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e protestave të zhvilluara në Tiranë, duke deklaruar se ato janë një reagim qytetar ndaj korrupsionit dhe qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Komitetin e përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Këlliçi tha se prej 38 ditësh qytetarë shqiptarë po protestojnë në sheshet e Tiranës, në atë që e cilësoi si “Revolucioni i Flamingove”. “Për herë të parë që prej rrëzimit të diktaturës, sheshi shqiptar nuk i përket më asnjë partie politike, por çdo qytetari që kërkon ndryshim”, deklaroi Këlliçi para eurodeputetëve. Ai kundërshtoi akuzat se protestat janë nxitur nga faktorë të huaj, duke thënë se ato nuk janë organizuar nga Rusia apo Irani, por janë një reagim i brendshëm ndaj problemeve të vendit. “Kjo...
Burimi:
sot.com.al