“Protesta po na jep përditë mësime qytetarie”/ Revolta, pedagogia: Kishim nevojë për një shembull aktivizmi
Pedagogia Elsa Skënderi deklaroi se protesta qytetare, tashmë në ditën e saj të 22-të, është një shembull aktivizmi “që na ka munguar dhe për të cilin kemi shumë nevojë”. “Kjo pjesëmarrje për 22 ditë rresht dhe fakti që njerëzit në një lloj mënyre nuk janë ngopur me këtë rolin e aktivizmit që kanë marrë përsipër, sikur vetëm kaq të ishte arritja e protestës, është e jashtëzakonshme sepse është një shembull aktivizmi që na ka munguar, dhe për të cilin kemi shumë nevojë. Në një lloj mënyre të sinjalizon për qytetari edhe për vetëdijësim, për rolin që ka gjithsecili kur vjen puna tek fatet e vendit dhe tek e ardhmja e fëmijëve tanë. Kështu që, në këtë pikëpamje protesta po na jep përditë mësime qytetarie, mësime...
Burimi:
sot.com.al