Protesta për pagat te “Bankers”, punonjësit e sigurisë ankohen se nuk janë shlyer prej shtatë muajsh
Dhjetëra punonjës të kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, janë ngritur në protestë paraditen e sotme, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e tyre ekonomike. Protestuesit thonë se prej 7 muajsh, 120 punonjës kanë marrë pagat. Punonjësit shprehen se kompania ka pasur më parë rreth 380 të punësuar, por përgjatë muajve të fundit janë kryer shkurtime të vazhdueshme, ndërsa ata që kanë mbetur ende në punë po përballen me vonesa të gjata pagash dhe pasiguri totale për të ardhmen. Të zhytur në borxhe dhe kredi, pasi mungesa e pagave i ka lënë pa mundësi për të përballuar shpenzimet bazë familjare, ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Përballë kësaj situate, protestuesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre...
Burimi:
top-channel.tv