Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre. Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit. Njoftimi i nismëtarëve: Marshimi nga sot do të jetë brenda unazës.Marshimi nuk do të ndahet në grupe.Marshimi nuk duhet të marrë drejtime spontane.Orari i fillimit të marshimit është 20:30.Marshimi lë gjithmonë një korsi bosh për emergjenca. Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, nismëtarët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të...
Burimi:
opinion.al