Protesta në Rrjoll bujë në mediat e huaja/ “The Guardian”: Shqiptarët ashpërsojnë revoltën

Protesta në Rrjoll bujë në mediat e huaja/ “The Guardian”: Shqiptarët ashpërsojnë revoltën

Protesta e zhvilluar këtë fundjavë në Rrjoll të Velipojës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, me prestigjiozen britanike “The Guardian” që i ka kushtuar një artikull revoltës së banorëve kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt. Jo vetëm kaq, por lajmit i është dhënë hapësirë shumë e madhe në faqe, duke u renditur i dyti. Gazeta britanike e rendit protestën në mesin e rasteve të fundit që po nxjerrin në pah pakënaqësinë në rritje të komuniteteve lokale ndaj projekteve të mëdha turistike në zona me ndjeshmëri të lartë mjedisore në Shqipëri. Sipas raportimit të “The Guardian”, rreth 200 protestues u mblodhën të shtunën në Rrjoll, ku rrëzuan gardhet metalike dhe telat me gjemba që rrethonin kantierin e një projekti turistik luksoz. Banorët, të cilët mbanin...