PROTESTA NE KUVEND/ DALIN NGA QELIA 21 TE NDALUAR
Janë liruar 21 nga 23 personat e shoqëruar nga Policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit të Shqipërisë dhe do të hetohen në gjendje të lirë. Sipas informacioneve paraprake, nga personat e shoqëruar vetëm dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa për ta vijojnë procedurat ligjore. Protestuesit u shoqëruan nga Policia gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar para Kuvendit, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me akuzat ndaj dy personave të arrestuar dhe zhvillimin e mëtejshëm të procedurave. Çfarë ndodhi Protesta e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit, ndërsa pritej nisja e seancës plenare. Ndryshe nga protestat e...
Burimi:
ntv.al