Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të shtune. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Më pas, turma u zhvendos drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës u mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm ndërsa aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi se qytetarët do të rikthehen sërish të hënën para Parlamentit. “Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do të jemi”, deklaroi Lika....