Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën përpara Parlamentit, duke bërë me dije se ka nisur një hetim administrativ. Sipas Avokatit, pamjet e shoqërimit të protestuesve ngrenë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës dhe cenim të dinjitetit njerëzor. “Avokati i Popullit u paraqit ditën e sotme në komisariat për të verifikuar në vend kushtet e ndalimit, trajtimin e personave të shoqëruar dhe respektimin e të drejtave të tyre procedurale. Aksesi i menjëhershëm iu lejua grupit tonë të monitorimit, por jo avokatëve të të ndaluarve. Institucioni ka nisur një hetim administrativ me iniciativë (ex-officio). Nga këqyrja paraprake e pamjeve filmike, konstatojmë pamje që tregojnë goditje fizike ndaj protestuesve gjatë shoqërimit. Këto pamje...