Protesta masive në Tiranë/ “Mjaft është mjaft”, aktivisti: Mbushja e rrugëve nga protesta, durimi i qytetarëve ka…
Vala e protestave masive që po trondit vendin ka sjellë në shesh zëra të fuqishëm të shoqërisë civile dhe aktivizmit. Aktivisti Marlind Laçi, i ftuar në një studio televizive ka përcjellë një mesazh mjaft të fortë lidhur me atë që ai e quan një “erë pozitive” që po fryn për demokracinë shqiptare, duke kërkuar një shkëputje përfundimtare nga tranzicioni 35-vjeçar. Laçi bëri një skanim të historisë politike të vendit, duke theksuar se pas vitit 1990, Shqipëria kaloi në një sistem totalitar, por pluralist, i cili nuk u dha asnjë zgjidhje halleve të përditshme të shqiptarëve. Aktivisti u shpreh se mbushja e rrugëve është një tregues i qartë se durimi i qytetarëve ka arritur në pikën e fundit dhe se mesazhi i kësaj qëndrese ka kaluar...
Burimi:
sot.com.al