Protesta/ Krijohet Kuvendi Kombëtar Qytetar, thirrje për aplikime nga Shqipëria dhe diaspora

Protesta/ Krijohet Kuvendi Kombëtar Qytetar, thirrje për aplikime nga Shqipëria dhe diaspora

Ndërsa protestat kundër projektit turistik në Zvërnec dhe qeverisë kanë hyrë në ditën e 29-të, organizatorët duket se po hedhin një tjetër hap, këtë herë drejt krijimit të një strukture të përhershme organizative. Përmes një mesazhi të shpërndarë nga anëtarë të Grupit Koordinues, është bërë thirrje për krijimin e një “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, i cili sipas autorëve synon të shërbejë si organ përfaqësues i protestës dhe i qytetarëve që mbështesin kërkesat e saj. Në dokument thuhet se qytetarët nga Shqipëria dhe diaspora mund të shprehin interesin për t’u bërë pjesë e këtij organizimi të ri, ndërsa paralajmërohet edhe ngritja e një grupi të posaçëm koordinues për administrimin e aplikimeve dhe përzgjedhjen e anëtarëve. Sipas projektit të publikuar, Kuvendi Kombëtar Qytetar do të ketë fillimisht 150...