Protesta e tregtarëve, reagon kryebashkiakja e Vlorës: Janë njoftuar prej 5 muajsh për zhvendosjen!
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka reaguar në lidhje me protestën e tregtarëve në Vlorë, të cilët janë kundër mbylljes së tregut në qendër të qytetit. Ataa janë mbledhur fillimisht në treg dhe më pas janë zhvendosur drejt ambienteve të bashkisë, ku kanë kërkuar një takim me drejtuesen e institucionit. Mersini është shprehur se tregtarët janë njoftuar prej 5 muajsh për zhvendosjen e mallrave dhe lirimin e ambienteve, në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak. Ajo ka deklaruar gjithashtu se është vënë në dispozicion një strukturë tjetër në zonën e Çoles, si edhe tregu industrial, ku tregtarët mund të ushtrojnë aktivitetin gjatë periudhës së rikonstruksionit. Sipas saj, këto ambiente janë të lira dhe të gatshme për t’u përdorur nga tregtarët për të paktën...
Burimi:
sot.com.al