Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më!

Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më!

  Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më intensive. Deputeti demokrat Besart Xhaferri, deklaroi se brenda kësaj jave Kryesia e PD-së do të vendosë datën e radhës së protestës. Xhaferri tha se opozita do të dalë në rrugë me një strategji të re proteste, ku synimi kryesor do të jetë zaptimi i Bulevardit. “Do të shkojmë drejt protestave të vazhdueshme. Bulevardi do të zaptohet dhe nuk do të lirohet më,” u shpreh ai. Ai theksoi se protestat nuk do të jenë më sporadike, por të organizuara në mënyrë të tillë që të krijojnë presion të vazhdueshëm politik. “Do të dalim me një format tjetër. Duhet zaptuar Bulevardi dhe do të gjendet çdo mënyrë...