Protesta e radhës? Berisha mban sekret datën: S’ka paqe më! Do t’i shporrim këta kusarë

Protesta e radhës? Berisha mban sekret datën: S’ka paqe më! Do t’i shporrim këta kusarë

Nga selia blu, aty ku u mblodhën pas 2 orëve protestë marshim në rrugët kryesore të Tiranës, kreu i demokratëve, Sali Berisha foli për protestën e radhës, por këtë herë pa dhënë një datë. ”Ajo që bëri Rama ishte akt i shëmtuar, po ajo vetëm rrit vendosmërinë e kryengritësve për të hedhur në lanë atë dhe regjimin e tij. Sot ne fituam një betejë, zhvilluam betejën më të bukur, por më madhështore dhe më e fuqishme do jetë ajo që vjen. Nuk ka paqen me Ramën; me Ramën ka vetëm betejë”, tha Berisha.