Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një postimi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei. Ky i fundit, postoi një video të protestës për Zvërnecin, ku shkruan: “Qetësohuni, Z. Kryeministër @ediramaal. Ishte ju, zotëri, ai që e nisët këtë. Pra… duhet të përballeni me pasojat! Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare. Ata janë të vëmendshëm ndaj gënjeshtrave. Nëse vendosni të shisni sovranitetin tuaj kombëtar, kjo është zgjedhja juaj. Nuk na detyroni për asnjë shpjegim. Por kur përballeni me zemërimin dhe kritikën e qytetarëve tuaj, ju lutem mos përdorni të tjerët si viktima të përshtatshme për të shmangur përgjegjësinë. Në vend që të shkruani një...
Burimi:
opinion.al