Protesta e PD, policia “blindon” godinën e Parlamentit dhe Kryeministrinë, stacionohen makinat e ujit
Policia e Shtetit ka blinduar godinën e Kryeministrisë dhe atë të Parlamentit, në kuadrin e masave që zakonisht merren para protestave të thirrura nga opozita. Rreth 90 minuta përpara orarit zyrtar të nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, në godinën e Parlamentit, në rrugën e Elbasanit, dhe atë të Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë pozicionuar jo vetëm trupat policore, por edhe makinat që hedhin ujin me presion. Këto automjete stacionohen në oborret e brendshme të dy institucioneve dhe vihen në funksion sa herë ka tensione ose ndërmerren veprime për shpërndarjen e protestuesve, kur prej tyre hidhen molotovë në drejtim të forcave të rendit ose godinave. Në total, Policia e Shtetit ka angazhuar mbi 1500 forca policore, duke...
Burimi:
sot.com.al