Protesta e opozitës, tre persona shoqërohen në polici
Tre persona janë shoqëruar në Polici gjatë protestës së mbrëmjes së sotme, të organizuar nga Partia Demokratike. Gjatë protestës së sotme të PD-së, u shënuan disa akte dhune, që nga sulmet me gurë drejt efektivëve, e deri te hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të Policisë.
Burimi:
sot.com.al